Apulia Film Commission ka publikuar projektet fituese nga lista e gjatë e projekteve që kanë aplikuar nga: Suedia, Qipro, Anglia, Gjermania, Franca, Spanja, Rusia, Greqia, Shqiperia, Mali i Zi, Sllovakia, Romania, Turqia, Maqedonia, Argjentina, Meksika, Israeli, Libani, Tunizia dhe Egjipti, shkruan KultPlus.

Forumi i Bashkëprodhimeve Euro Mesdhetare që organizohet nga Apulia Film Commission ka publikuar projektet fituese nga lista e gjatë e projekteve që kanë aplikuar nga: Suedia, Qipro, Anglia, Gjermania, Franca, Spanja, Rusia, Greqia, Shqiperia, Mali i Zi, Sllovakia, Romania, Turqia, Maqedonia, Argjentina, Meksika, Israeli, Libani, Tunizia dhe Egjipti, shkruan KultPlus.

“IL RITRATTO INCOMPIUTO DI CLARA BELLINI” me regji nga Namik Ajazi dhe “OPEN DOOR” me regji nga Florenc Papas, jane dy projektet që do të prezantohen në këtë forum të rëndësishëm për të siguruar interesin e partnerëve dhe financuesve ndërkombetarë që do të kontribuojnë në produksionin dhe distribucionin e tyre, bën të ditur Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri.

QKK dhe Apulia Film Commission kanë lidhur në vitin 2014 një marrëveshje bashkëpunimi ku ndër të tjera parashikohej krijimi i hapësirave për të ndihmuar në promovimin e kinematografisë shqiptare.

http://www.gazetaexpress.com/arte/filmat-e-namik-ajazit-dhe-florenc-papas-drejt-fondeve-nderkombetare-256440/?archive=1